Sport

I përfshirë në trafik droge, ish-lojtari i Interit arrestohet nga policia

Shkruar nga Liberale

I përfshirë në trafik droge, ish-lojtari i Interit arrestohet nga

Probleme në horizont për Radja Nainggolan. Ish-mesfushori i Interit është arrestuar në Belgjikë, teksa akuzohet si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.  Policia po heton rastin dhe të reja të rëndësishme priten në ditët në vijim.

"Hetimi ka të bëjë me aktet e dyshuara të importimit të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, përmes portit të Antwerp-it dhe rishpërndarjen e saj në Belgjikë.

Si pjesë e një rasti të seksionit të krimit të organizuar të Prokurorisë Publike të Brukselit, që i është besuar një gjyqtari hetues të Brukselit, Policia Gjyqësore Federale e Brukselit kreu 30 kontrolle të hënën në mëngjes, 27 janar 2025, kryesisht në provincën e Antëerpen dhe në Bruksel por edhe në periferi të Brukselit.

Duke qenë se marrja në pyetje janë në vazhdim dhe në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, nuk do të bëhen komente të mëtejshme në këtë fazë ”, shkruan prokurori Moilin.

Kujtojmë që Radja Nainggolan aktivizohet në Belgjikë te ekipi i Lokeren-Temse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH