Sport

I merr 10 milionë euro Juventusit, Cristiano Ronaldo fiton gjyqin

Shkruar nga Liberale

I merr 10 milionë euro Juventusit, Cristiano Ronaldo fiton gjyqinCristiano Ronaldo ka fituar arbitrazhin prej 19.5 milionë eurosh kundër Juventusit për borxhet e papaguara për të ashtuquajturën “manovër e dytë të pagës” për sezonin 2020/2021, kohë e pandemisë.


Cristiano Ronaldo ka fituar arbitrazhin prej 19.5 milionë eurosh kundër Juventusit për borxhet e papaguara për të ashtuquajturën “manovër e dytë të pagës” për sezonin 2020/2021, kohë e pandemisë.

Ky vendim është marrë nga Bordi i Arbitrazhit i përfaqësuar nga Gianroberto Villa, Roberto Sacchi dhe Leandro Cantamessa; i thirrur për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes klubit të Juventusit dhe ish-sulmuesit bardhezi.

Duke pasur parasysh rrethanat dhe kohën e pandemisë, Juve do të duhet të paguajë CR7 vetëm gjysmën e asaj që kërkoi sulmuesi, rreth dhjetë milionë euro plus interesat.


Nga njëra anë, pesë herë fituesi i Topit të Artë pretendoi se duhej të merrte shumën mbrapsht dhe nga ana tjetër, klubi i Juventusit pretendoi se vetë lojtari kishte hequr dorë nga paga e munguar prej 4 muajsh në kohën e transferimi i tij te Manchester United.

Sot ka mbërritur vendimi përfundimtar dhe Juventusi do t'i detyrohet portugezit 9.8 milionë euro, shifër kjo që do të rivlerësohet nga interesat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH