Sport

I frikësuar nga kërcënimet për jetë? Di Maria ndryshon mëndjen për tu kthyer në Argjentinë

Shkruar nga Liberale

I frikësuar nga kërcënimet për jetë? Di Maria ndryshon

Angel Di Maria mesa duket ka ndërruar mendje sa i takon rikthimit të tij në klubin ku kishte nisur karrierën, klubit argjentinas Rosario Central.

Vendimi është marrë së fundmi pas kërcënimeve me jetë të bëra nga një grup tifozësh kundër mesfushorit të Benficës.

“Il Fiedo” u kërcënua me jetë nga disa “tifozë” narko-trafikantë, të cilët i kanë thënë se do të kishte plumba në shtëpinë e tij nëse do të rikthehej në Rosario Central për të luajtur.


Tashmë Di Maria është në bisedime me Benfican për të vazhduar kontratën, një skenar që para disa ditësh konsiderohej si tepër i largët.

Gjithashtu, kampioni i botës me Argjentinës ka marrë oferta edhe nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH