Sport

I dola kundër Veliajt, votova për Dukën, besoj vetëm tek Rama”, - ‘prapaskenat që fshihen pas shpërthimit’ të Refik Halilit

Shkruar nga Liberale

I dola kundër Veliajt, votova për Dukën, besoj vetëm tek

Si rrallë herë gjatë këtyre viteve të fundit, presidenti i Tiranës Refik Halili, shpërtheu në akuza të rënda ndaj Armand Dukës, deklaroi haptazi që doli kundër kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet për Federatën, duke mbështetur kreun aktual të FSHF-së, dhe përmendi për herë të parë edhe emrin e kryeministrit Edi Rama. Tirana barazoi pa gola me Partizanit, në derbi, por iu anulua një gol nga sistemi VAR.

“Kjo është luftë e madhe dhe personalisht për të më goditur mua dhe klubin. Unë them të kenë kujdes. Nëse do flasim për federatën, jam njeriu që i dola ballë njerëzve më të fuqishëm, që janë drejtuesit e partisë, votën e dhashë aty ku me dhimbte shpirti dhe mendja. E dhashë që kjo federatë dhe vetë Armand Duka të punojë më mirë se ç’ka punuar, më mirë se deri tani. Këto njerëz t’i marri e t’i zhdukë nga drejtimi i federatës, nga arbitrimi e çdo gjë tjetër.
Unë kam besim vetëm te Kryeministri i shtetit shqiptar. Unë do jem atje. Do jem pjesë e asaj që duan të mos më lënë”, tha ndër të tjera Halili.

Akuzat e Halilit dhe reagimet e tij duket se lidhen me një spostim të tijin të mundshëm nga investimet që pritet të bëhen së shpejti për ndërtimin e stadiumit të ri “Selman Stermasi”. Zërat që po qarkullojnë theksojnë se Refik Halili pritet të mos jetë pjesë fare e këtij investimi i cili është rijetëzimi i stadiumit “Selman Stermasi” që do të administrohet nga Korporata Shqiptare e Investimeve.

Sipas relacionit të projektit aty do të investohet edhe aneksi i stadiumit, një fushë pranë tij të pashfrytëzuar, me një sipërfaqe totale prej 27.446 m2 që do kthehet në një mundësi për zhvillimin e pasurive të paluajtshme në funksion të përforcimit të infrastrukturës urbane dhe sportive në Shqipëri.

Në gjithë këto projekte, emri i Refik Halili nuk është përmenduar thuajse fare, dhe kjo duket se ka sjellë një irritim të tijin.
Mardhëniet e tij të prishura me kryebashkiakun Erion Veliaj, e tashmë dhe me presidentin e FSHF Armando Dukën, ka bërë që shpresa e tij e fundit të jetë me kryeministrin Edi Rama.

AKUZAT NGA PROKURORIA PËR FSHEHJE TË TË ARDHURAVE

Gjithashtu një tjetër çështje e rëndë që bie mbi presidentin e Tiranës është dhe akuzave nga Prokuroria për fshehjes të të ardhura.

Si klubi i Tiranës dhe presidenti i Refik Halili prek muajsh janë në konflikt ligjor, pasi Prokuroria ka ngritur akuza për klubin bardheblu për evazion fiskal në vitet 2014-2016.

Sipas organit të akuzës në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për "Klubi i Futbollit Tirana" nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit. Prokuroria thotë se subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a dhe administratori Refik Halili kanë fshehur të ardhurat në vlerën totale prej 51.975.745 lekësh, duke bërë të mundur shmangien e Tatimit mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore.

Pritet te shihet në vijim se si do të jetë qëndrimi i z. Halili i cili ka deklaruar se do dalë studio më studio për të folur dhe për të kuptuar se cili është “halli” i tij real….

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH