Sport

I dënuar me 7 vite burg, arrestohet ish-futbollisti...

Shkruar nga Liberale

I dënuar me 7 vite burg, arrestohet ish-futbollisti...

Futbollisti holandez, Quincy Promes, është arrestuar nga policia e Dubait, për shkak të një kërkese nga gjyqësori holandez për ekstradimin e tij.

Avokati i Promes, Cem Polat, konfirmoi lajmin e arrestimit, por nuk deshi të bënte komente të mëtejshme.

Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi u krye në shtëpinë e Promes, pak pas mesnatës së enjtes, dhe ish-lojtari i kombëtares holandeze u transferua në qendrën e paraburgimit në Dubai.

Nëse procedurat e ekstradimit konfirmohen, ish-lojtari i Ajaks do të transferohet në Holandë nën mbikëqyrjen e Policisë Ushtarake Mbretërore, ku pritet të vuajë dënimin shtatë vjet burg.

Arrestimi vjen një javë pasi avokati i tij i kërkoi Gjykatës së Apelit të Amsterdamit të rrëzonte urdhër-arrestin, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën.

Promes u dënua fillimisht me një vit e gjysmë burg për plagosjen me thikë të kushëririt të tij, por dënimi i tij u zgjat më vonë me gjashtë vjet të tjera për përfshirjen e tij në trafikun e narkotikëve. Apeli është ende në pritje.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH