Sport

Hysaj “i hapi rrugë” fitores me Italinë! A duhej “masakruar” mbrojtësi i Kombëtares për golin e dytë?

Shkruar nga Liberale

Hysaj “i hapi rrugë” fitores me Italinë! A duhej

Elseid Hysaj ishte një nga më të kritikuarit për takimin kundër Italisë, në atë humbje në Dortmund me rezultatin 2-1, pasi u shpall fajtor në golin e dytë. Gjithsesi duket se mbrojtësi e ka lënë pas atë disfatë dhe është shfaqur në stërvitje me Kombëtaren duke u bërë gati për takimin e radhës me Kroacinë, teksa shfaqej me një buzëqeshje në fytyrë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë vendosi të mbyllte rrjetet e tij sociale pas takimit me Italinë dhe kritikave të shumta për atë humbje.

Pasi mbylli rrjetet e tij sociale, mbrojtësi i Kombëtares duket se është rikthyer sërish, duke reaguar për atë gabim në golin e dytë të Italisë.

“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje de vlerësimi i rremë i trajektores! Kush më njeh e di mirë që do jepja çdo forcë që kam e do bëja çdo sakrificë për këtë bluze, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizimin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik. Nga ana tjetër, falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozët e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma te ndryshme. I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbanë, të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tani të koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqipëri gjithmonë”, shkruan mbrojtësi Hysaj në reagimin e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH