Sport

Skoci-Zvicër 1-1! Shënoi golin e barazimit, Xherdan Shaqiri vendos rekordin e pabesueshëm historik

Shkruar nga Liberale

Skoci-Zvicër 1-1! Shënoi golin e barazimit, Xherdan Shaqiri vendos

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e mbrëmjes mes Skocisë dhe Zvicrës e vlefshme për Grupin A. Barazimi ngjit Zvicrën në kuotën e 4 pikëve.

Ishte MekTominej, që në minutën e 13-të, i ndihmuar edhe nga devijimi i Shar, kaloi në avantazh skocezët, ndërkohë që Xherdan Shaqiri vendosi baraspeshën në minutën e 26-të.

Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. Vlen të theksohet fakti se duelin e fundit të grupit, Zvicra do e luajë ndaj Gjermanisë, ndërsa Skocia kundër Hungarisë.

Xherdan Shaqiri kundër Skocisë ka shënuar gol i cili solli barazimin.
32-vjeçari me origjinë shqiptare bëhet i vetmi futbollist që futet në histori duke shënuar në secilin nga 6 turnetë e fundit të mëdhenj ndërkombëtare.

Konkretisht për Kupën e Botës 2014, EURO 2016, Kupën e Botës 2018, EURO 2020, Kupën e Botës 2022 dhe së fundmi EURO 2024.

 

Poll
SHQIPENGLISH