Sport

Humbja në derbi/ Trajneri i Tiranës flet pas disfatës ndaj Partizanit

Shkruar nga Liberale

Humbja në derbi/ Trajneri i Tiranës flet pas disfatës ndaj

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu u shfaq i mërzitur pas humbjes 1-2 në derbin ndaj Partizanit.

“Në radhë të parë më vjen keq për humbjen e sotme, pasi kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Shpresoj shumë që me këto 3 ndeshje të mbetura të japim paraqitje të tilla për të arritur objektivin Final 4. Presioni është gjithmonë në ndeshjet derbi, u munduam ta menaxhonim edhe këtë pjesë. Pas kartonit të kuq na u prishën ekuilibrat dhe ishim të pafat. Kishte lodhje fizike, kjo për shkak edhe të ndeshjes së Kupës. Në momentin e golit duhet të ishim më të përqendruar, më në bllok, por për fat të keq pësuam gol”, u shpreh fillimisht Fagu.

A kishte një plan B për të futur ekipin në ekulibër, duke patur parasysh lodhjen?


“Kishim një plan B, sigurisht. Por u kushtëzuam nga kartonat e verdhë që morëm. Ndryshuam disa herë zëvendësimet që kishim për të bërë. Sot në çdo faull që ne shkaktonim, merrnim karton të verdhë, nuk e kuptoj. Kjo na kushtëzoi edhe në zëvendësimet”.



A keni menduar që do të kalonit në Final 4 dhe si?

“Po patjetër që e kemi menduar, e mendojmë gjatë gjithë kohës. Për të arritur në Final 4 duhet të fitojmë të 3 ndeshjet e mbetura, nuk ka rrugë tjetër”.


Shtohet presioni, por janë edhe 3 ndeshje?


“Unë kam shumë besim, pasi në ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë. Kemi patur stabiltiet dhe kemi krijuar raste. Në 3 ndeshjet e fundit do japim gjithçka për gjithçka”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH