Sport

Humbi ndeshjen, mundësi i MMA i propozon partneres brenda ringut, ja ç’ndodhi

Shkruar nga Liberale

Humbi ndeshjen, mundësi i MMA i propozon partneres brenda ringut, ja

Sa humbje mund të marrë dikush në një natë? Një luftëtar çek i MMA-së mendoi se ishte një ide e mirë t’i propozonte partneres së tij në ring pas humbjes së ndeshjes.

Konkretisht, çeku Lukas Bokovac i propozoi të dashurës së tij para 20 mijë fansave pas humbjes së tij. Momenti i vështirë erdhi menjëherë pasi çeku humbi ndeshjen e turneut ‘Clash of the Stars’ në Republikën Çeke.

Videoja e filmuar fundjavën e kaluar, tregon ‘Bukys’ duke u ulur në një gju dhe duke nxjerrë një unazë, ndërsa e dashura e tij qëndron përballë.

Pas disa minutash, ajo flet në mikrofon dhe refuzon propozimin e Bukovacit, ndërsa publiku shpërthen në brohoritje.

“Pas gjithë asaj që ndodhi mes nesh, nuk mendoj se është një ide e mirë”, tha ajo, sipas përkthyesve, duke shtuar: “Unë them jo”.

E reja pohoi gjithashtu se Bukovac e kishte tradhtuar dhe përmendi emrin e gruas tjetër para turmës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH