Sport

Homazhe në stadiumin “Loro Boriçi”, i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit Sabah Bizi!

Shkruar nga Liberale

Homazhe në stadiumin “Loro Boriçi”, i jepet lamtumira e

Ish-futbollisti i Kombëtares, Sabah Bizi u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Në nderim të figurës së tij, stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër hapi dyert e mortit duke pritur këtë të premte qindra e qindra qytetarë dhe tifozë të Vllaznisë.

Pjesë e homazheve ishin figurat më të larta politike dhe publike në Shkodër, ish-futbollistë, futbollistë dhe drejtues klubesh që shprehën konsideratat për të.

Në nderim të tij, ndeshjet e kampionatit shqiptar gjatë fundjavës do fillojnë me një minutë heshtje, teksa ish-klubet e tij të Vllaznisë dhe Partizanit kanë konfirmuar se do luajnë me shiritin e zi në krah.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH