Sport

HISTORIKE\ Futbollistët shqiptarë do të konsiderohen si vendas në Itali (duke nisur nga sezoni i ri)

Shkruar nga Liberale

HISTORIKE Futbollistët shqiptarë do të konsiderohen si vendas

Është mbajtur më 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv nga Federata Italiane e Futbollit , i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.


Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH