Sport

HISTORIKE! Atalanta mposht në finale Bayer Leverkusen, mirëprisni kamiponët e rinj të Europës

Shkruar nga Liberale

HISTORIKE! Atalanta mposht në finale Bayer Leverkusen, mirëprisni

Atalanta me kapiten Berat Gjimshitin ka fituar sot Ligën e Europës me një finale historike ndaj Bajer Leverkusenit, duke i shkaktuar këtij të fundit humbjen e parë të këtij sezoni në të gjitha kompeticionet.


Gjermanët ishin favoritë në këtë ndeshje por Atalanta bëri një presing shumë të lartë duke mos i lejuar asnjë hapësirë në pjesën e parë, teksa shfrytëzoi maksimalisht gabimet e tyre me Lukman i cili shënoi dy herë.

Në të dytën, italianët kontrolluan me qetësi ndeshjen duke mos lejuar hapësirat në prapavijë dhe goditën përsëri me Lukman, i cili plotësoi tregolëshin e tij në një natë historike.


Kështu, Atalanta fitoi në finalen e parë të saj në histori Ligën e Europës, me Berat Gjimshitin që shkroi emrin gjithashtu si kapiteni i kësaj skuadre në ndeshjen vendimtare,.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH