Ukrainasja Yaroslava Mahuchikh, e cila u detyrua të largohej nga shteti i saj pas pushtimit nga Rusia, ka fituar këtë të dielë medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit.
Ishte medalja e parë e artë individuale për Ukrainën në këto Lojëra Olimpike, pas triumfit në skermë të ekipit të grave.
Kahuchikh e kaloi pengesën 2 metra në tentimin e parë dhe përfundoi para australianes Nicola Olyslagers, që po ashtu e kaloi pengesën 2 metra pas tri tentimeve, por dështoi në të tria tentimet në 2.02 metra.
Eleanor Patterson e Australisë dhe Iryna Gerashchenko, po ashtu e Ukrainës, e fituan medaljen e bronztë pasi kaluan pengesën 1.95 metra.