Sport

Historia e “trishtë” e një tifozi që pagoi 60 euro dhe pa një shtyllë për 90 minuta

Shkruar nga Liberale

Historia e “trishtë” e një tifozi që pagoi 60 euro

Austria mposhti Poloninë me rezultat 3-1 në xhiron e dytë të Grupit D të Kampionatit Evropian, duke rritur shpresat për kalim, ndërsa polakët u eliminuan plotësisht nga Euro 2024.

Gernot Trauner, Christoph Baumgartner dhe Marko Arnautovic shënuan për Austrinë, ndërsa Krysztof Piatek për Poloninë.

Austria ka shanse të mira për të kaluar në turin e dytë, ndërsa Polonia nuk ka asnjë shans pasi Holanda dhe Franca luajtën 0-0.

Në prag të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Euros, polakët janë të fundit në grup pa pikë dhe teorikisht nuk arrijnë dot as Austrinë në vendin e tretë, e cila ka tre pikë, sepse renditja është bazuar në raporti e ndeshjeve ndërmjet njëri-tjetrit.

Holanda dhe Franca kanë nga katër pikë pas dy raundeve.

Sikur të mos mjaftonte që duhej të shihte një tjetër humbje të kombëtares së tij, një tifoz mes 69.455 shikuesve pati një përvojë veçanërisht të keqe.

Në rrjetin social X ai ka postuar një foto nga stadiumi Olimpik në Berlin me komentin: “60 euro për këtë karrige”.

Shumë në komente pyesin se si është e mundur që një vend i tillë të ekzistojë në stadium dhe shkruajnë se UEFA ka shitur bileta për pamjen më të keqe në stadium.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH