Sport

Granit Xhaka nuk harron asnjëherë të promovojë Kosovën, jep përgjigjen fantastike kur e pyesin se ku i kalon pushimet

Shkruar nga Liberale

Granit Xhaka nuk harron asnjëherë të promovojë Kosovën,

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të mëdhenj me prejardhje nga Kosova që ka lënë gjurmë në futbollin botërorë.

Përkundër se për arsye tanimë të ditura ai nuk luan për Kosovën, Xhaka asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e tij, madje e ka promovuar gjithmonë vendin e tij.

Xhaka edhe njëherë ka treguar se sa është i lidhur me Kosovën dhe vendlindjen e tij Prishtinën, duke dhënë një përgjigje fantastike për kanalin zyrtar të Bundesligas.

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës kishte disa pyetje interesante para vetës, por në momentin që u pyet se cili është vendi i preferuar për pushime, ai dha një përgjigje të bukur duke promovuar kryeqytetin kosovar Prishtinën, pasi video në fjalë shikohet miliona herë në gjitha rrjetet sociale të Bundesligës.

“Prishtina, Turqia dhe Meksiko janë vendet e preferuara për pushime”, tha Xhaka.

Kaq ka mjaftuar që kapiteni i Zvicrës të marrë komente të shumta nga shqiptarët që kanë lavdëruar për promovimin e vendit të tij.

Xhaka po kalon vitin e tij të parë me Bayer Leverkusenin dhe është lider i kësaj skuadre, ku do t’i mjaftojë të dielën fitorja ndaj Werder Bremen dhe do të shpallen kampion të Gjermanisë për herë të parë në histori të klubit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH