Sport

Goleadë në derbin e kryeqytetit, Daja debuton me “X” kundër Partizanit. Elbasani fiton përballë Laçit

Shkruar nga Liberale

Goleadë në derbin e kryeqytetit, Daja debuton me “X”

Në derbin e kryeqytetit, ndeshja Dinamo-Partizani, e vlefshme për javën e katërt u mbyll në barazim 2-2. 

Takimi nisi mjaft mirë për blutë e Ilir Dajës, i cili debuton në stolin e “nëndetëses”. Ata kaluan në avantazh me anë të Itodo në minutën e 5’ të takimit.

Gjithsesi, pas rasteve të shumta, “demat” rikthyen baraspeshën me Bintsouka në minutën e 33’, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

Pjesa e dytë u shoqërua me raste pafund, teksa goli erdhi në minutën e 92’ nga Rrapaj. Por asgjë nuk kishte mbaruar, pasi në të 95’ ishte Vila që riktheu baraz-peshën me takimin që u mbyll në barazim, 2-2.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së sotme, AF Elbasani mori tre pikët përballë Laçit, duke arrirur një fitore minimale.

PARTIZANI-DINAMO 2-2

Shënues: Bintsouka 33’, 90+2’ / Itodo 5’, L. Vila 90+5’

ELBASANI - LAÇI

Shënues: Ze Gomes 73’

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH