Derbi i dytë i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim pa gola, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen e parë.
Ishte një përballje me shumë raste për shënim, në të dyja portat, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të shënojë dot.
Tirana e gjeti golin në minutën e 29-të, por u anulua për pozicion jashtë loje. Në krahun tjetër, Partizani ishte pa fat në fillim të pjesës së dytë, kur gjuajtja e Bintsouka u ndal nga shtylla.
Në fund të takimit, bardheblutë kishin mundësinë e artë për të marrë fitoren, por Prengaj gaboi nga penalltia, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri Qirko në minutën e 98-të.
Me këtë barazim, skuadra e Partizanit mbetet në krye me 28 pikë, ndërsa Tirana mbetet në vendin e shtatë me 16 pikë.