Sport

Gjyqtari i ‘gafave’ në Champions, ja kush do ta gjykojë Shqipërinë ndaj Spanjës

Shkruar nga Liberale
Gjyqtari i ‘gafave’ në Champions, ja kush do ta gjykojë

Shqipëria do të përballet me Spanjën të hënën në orën 21:00, në Duseldorf, takim i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.

E ndërsa Spanja ka siguruar kualifikimin, një sfidë tepër e rëndësishme për fatet e kuqezinjve, që i duhet me patjetër fitorja për t’u kualifikuar nga “grupi i ferrit”. UEFA ditën e sotme ka zyrtarizuar edhe arbitrat që do të gjykojnë këtë ndeshje.

Gjyqtar kryesor do të jetë suedezi, Glen Nyberg, arbitri i famshëm i çerekfinales së Ligës së Kampioneve, midis Arsenalit dhe Bajern Mynihut në “Emirates Stadium” të Londrës. Arbitri mbahet mend mirë nga tifozeritë e të dyja skuadrave, sepse sipas tyre, suedezi ua mohoi një penallti secilës palë.

Asistent të tij do të jenë Mahbod Beigi dhe Andreas Sëderqvist, po ashtu suedez. Gjyqtar i katërt do të jetë ukrainasi Kristian Dingert, ndërsa në VAR do të jenë anglezi David Kote dhe gjermani Marko Fric.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH