Sport

Futbollisti shqiptar nominohet si “Sportisti i Vitit” në Zvicër

Shkruar nga Liberale

Futbollisti shqiptar nominohet si “Sportisti i Vitit” në

Futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka është i nominuar për “Sportistin e Vitit” në Zvicër, si i vetmi futbollist, pasi në listë vijnë nga sportet tjera.

Xhaka ka bërë paraqitje fantastike sezonin e shkuar me Bayer Leverkusenin, ku fituan titullin për herë të parë në Gjermani, madje, duke fituar titullin pa asnjë humbje.

Po ashtu ai kishte paraqitje shumë të mira me Zvicrën.

Kujtojmë se Xhaka ishte në mesin e 30 futbollistëve të nominuar për “Topin e Artë”, ku në fund u rendit i 16-ti.

Në edicionin e kaluar hyri në ekipin më të mirë të Bundesligës dhe Ligës së Evropës.

Xhaka ka fituar tri herë çmimin si Futbollisti më i mirë në Zvicër: 2017, 2022 dhe 2023. Çmimi do të ndahet më 5 janar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH