Sport

Futbollisti argjentinas në TELASHE/ Akuzohet për dhunë në familje dhe tentativë vjedhjeje

Shkruar nga Liberale

Futbollisti argjentinas në TELASHE/ Akuzohet për dhunë në

Wanda Nara ka bërë akuzata të rënda ndaj ish-bashkëshortit të saj, futbollistit Mauro Icardi, duke e akuzuar atë për dhunë në familje dhe tentativë vjedhjeje. Sipas raporteve të mediave argjentinase, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e ish-kapitenit të Interit në Buenos Aires, pas një vizite që Wanda kishte bërë për të takuar vajzat e saj, Isabella dhe Francesca.

Wanda ishte kthyer nga një udhëtim në Brazil me partnerin e saj të ri, reperin L-Gante, dhe ishte vonë kur ajo ka shkuar në shtëpinë e Icardit për të takuar fëmijët. Sipas saj, pas një debati të ashpër mes çiftit, situata është eskaluar dhe ka pasur dhunë. Icardi nuk ka dashur që Wanda të largohej nga shtëpia, por ajo ka arritur të marrë gjërat e saj dhe të largohej nga banesa.

Përveç akuzave për dhunë, Wanda ka pretenduar se Icardi ka tentuar të vjedhë një shumë prej 70 mijë dollarësh nga ajo. 

Në një reagim të tij, Icardi ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si një ekzagjerim nga ana e ish-bashkëshortes së tij.

“Akuza për dhunë me bazë gjinore është një shpifje”, ka thënë ai, duke insistuar se nuk ka pasur asnjë formë dhune.

Skuadra aktuale e Mauro Icardit, Galatasaray, ka lëshuar gjithashtu një deklaratë zyrtare për të sqaruar situatën.

“Spekulimet për lojtarin tonë Mauro Icardi nuk pasqyrojnë të vërtetën. Lojtari (i cili së fundmi pësoi një dëmtim të rëndë në gju) po qëndron në Argjentinë dhe nuk ka asnjë lidhje me këto akuza. Ju lutemi mos u kushtoni vëmendje këtyre lajmeve që synojnë të lodhin atletët tanë”, thuhet në reagimin e klubit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH