Futbolli anglez është sot në zi, pasi është ndarë nga jeta Xhejms Hitçkok. 32-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, pasi u sulmua më 15 dhjetor në një stacon treni.
Ish-portieri u nda nga jeta dje, ndërsa familja e tij njoftoi lajmin e hidhur me një deklaratë.
“Zemrat tona janë të thyera. Xhejms ishte një në një milion, shpirti i festës dhe nuk meritonte të largohej nga ne kaq shpejt dhe nën rrethana kaq të padrejta. Kujtimi i tij do të jetojë në jetën e djalit të vogël. Do të kërkonim për privacinë e familjes sonë, të respektohemi në këto momente ndërsa përjetojmë humbjen e të dashurit tonë Xhejms”, shkruhet ndër të tjera nga familja.
Hitçkok luante me Barton Taun, një skuadër gjysmë profesioniste në Angli. Liga e “Northern Counties East League” ka shtyrë të gjitha ndeshjet për këtë fakt.