Sport

Franca gati për betejë ndaj Holandës! A do të riktheht Mbappe në fushë?

Shkruar nga Liberale

Franca gati për betejë ndaj Holandës! A do të riktheht

Kapiteni i Francës Kilian Mbape u rikthye në stërvitje me një maskë mbrojtëse në stadiumin e Lajpcigut, përpara sfidës së tyre të dytë në grup kundër Holandës.

Sulmuesi 25-vjeçar pritet të jetë në fushë kundër “tulipanëve” pasi theu hundën në sfidën e parë të eventit të fituar 1-0 kundër Austrisë.

Mbape u përplas me futbollistin austriak Kevin Danso. Holanda është ekipi që kapiteni i Francës i ka shënuar më shumë, ndërsa e ka tundur rrjetën gjashtë herë në pesë sfida të luajtura.

‘Gjelat’ i fituan dy përballjet e fundit me ‘tulipanët’ në kualifikueset e Euro 2024, në shtëpi 4-0 dhe në transfertë 2-1.

Por në këtë përballje, Holanda do të kërkojë fitoren e katërt radhazi, përfshirë edhe miqësoret. Në tetë sfidat e fundit, humbja e vetme ka qenë në Mars në miqësoren ndaj Gjermanisë 2-1.

Në ndeshjet direkte mes të dyja ekipeve, Franca ka fituar shtatë nga tetë përballjet kundër Holandës, edhe pse ‘tulipanët’ kanë triumfuar në dy takimet e tyre në fazën finale te europianit, përfshirë suksesin 4-1 në fazën e grupeve në 2008.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH