Sport

Fotot me shqiponjën kuqezi të pikturuar në faqe/ UEFA, postim dedikuar tifozerisë shqiptare

Shkruar nga Liberale

Fotot me shqiponjën kuqezi të pikturuar në faqe/ UEFA, postim

Kur vetëm pak orë na ndajnë nga përballja e Kombëtares shqiptare me Spanjën, ndeshje e cila do të luhet në Dyserldolf, UEFA i ka dedikuar një postim në rrjete sociale tifozëve kuqezi. Këta të fundit kanë rënë në sy këtë kampionat më shumë se çdo tifozeri tjetër.

Në “Instagram”, UEFA ka shpërndarë foto të shqiptarëve me shqiponjën kuqezi të pikturuar në fytyrë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.

Sfidë kjo vendimtare, ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit, i cili do të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin deri në fund Kombëtaren për të arritur një rezultat historik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH