Sport

FOTOT e ditës së parë të grumbullimit të Kombëtares për Euro 2024, Duka: Na shkoftë mbarë!

Shkruar nga Liberale

FOTOT e ditës së parë të grumbullimit të

"Na shkoftë mbarë!" Këto janë fjalët që presidenti i FSHF-së Armand Duka ndau pas grumbullimit të parë të Kombëtares, në vigjilje të Kampionatit Europian në Gjermani.

Kombëtarja kuqezi ka nisur sot grumbullimin dhe përgatitjet për “EURO 2024”.

FOTOT e ditës së parë të grumbullimit të

Në "Shtëpinë e Futbollit" Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure stërvitjen e parë pas grumbullimit dhe zbardhjes së listës nga Sylvinho.

FOTOT e ditës së parë të grumbullimit të
Trajneri kishte grupin në dispozicion dhe si fillim trajnimi ishte i karakterit qetësues, me disa vrapime dhe ushtrime të lehta. Përpara Euro 2024 në Gjermani, Kombëtarja do zhvillojë dy miqësore, më 3 qershor kundër Lihtenshtajnit dhe më 7 qershor kundër Azerbajxhanit (të dyja në Hungari). Pritet që lista e publikuar nga Sylvinho të hënë të jetë ajo finale, nëse nuk do ketë dëmtime. Nga 27 futbollistë, njëri prej tyre të largohet dhe deri më 7 qershor FSHF do ketë depozituar në UEFA listën finale me 26 emrat që Sylvinho do ketë gati për në Grupin B të Euro 2024.

FOTOT e ditës së parë të grumbullimit të

Vlen të theksohet fakti se ditën e sotme të pranishëm në grumbullimin e kryer në “Shtëpinë e Futbollit”, ishin emra të rëndësishëm si Broja, Hysaj, Asani, Asllani, Medon Berisha, Daku, Ajeti, Ismajli, Kumbulla, Hoxha, Muçi, Gjasula, Manaj, Mihaj, Balliu, Etrit Berisha, Strakosha.

FOTOT e ditës së parë të grumbullimit të

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH