Shqipëria sfidon Ukrainën sonte në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Teksa vetëm pak orë na ndajnë nga starti i sfidës, Tifozët Kuqezi dhe pjesa tjetër e mbështetësve të Kombëtares kanë nisur marshimin drejt stadiumit, duke “ndezur” kryeqytetin.
Tifozët e kuqezinjve, pavarësisht kushteve atmosferike të papërshtatshme, kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në kryeqytet.
Me flakadanë, banderola, fanella dhe shalle, ata kanë “ngjyrosur” rrugët e Tiranës kuq e zi, duke u bërë gati për këtë takim.