Sport

FOTO HISTORIKE/ Ekipi legjendar i vajzave të volejbollit të Dinamos, në fillimet e epokës së artë

Shkruar nga Liberale
FOTO HISTORIKE/ Ekipi legjendar i vajzave të volejbollit të Dinamos,

''Jetë nuk është vetëm ajo që jetohet. Jetë është dhe ajo që kujtohet”.

Pak kohë më parë volejbollistja e shquar Mimoza Ibrahimi i dërgoi këtë foto të ekipit legjendar të Dinamos, trajnerit të asokohe, Kreshnik Tartari.

Trajneri që bëri epokë me vajzat e talentuara të Dinamos së viteve ’70-’80, Kreshnik Tartari, nuk ka si të mos e përjetojë me kranari atë epokë. Sikurse edhe vajzat e volejbollit dhe dashamirësit e shumtë të Dinamos.

Fotoja historike i përket vitit 1974, kur Dinamo u shpall Kampione për herë të parë, titull të cilin do t'a fitonte për 11 vite radhazi, nga 20 në total...Ishte koha kur falë pasionit, organizimit, punës dhe talentit, vajzat e suksesit historik të volejbollit ngrinin në peshë pallatet e sportit, kudo nëpër Shqipëri. Suksesi nuk ishte i rastësishëm, por ndërkohë që tradita dhe modeli i këtij suksesi duhej të vazhdonte, ato u ndërprenë, si për çudi gjatë viteve të tranzicionit. Për t’i lënë vend mediokriteteve dhe sukseseve imagjinare. Dhe sigurisht jo për mungesë të talentit, pasi Shqipëria vijon të nxjerrë djem e vajza të talentuara në çdo sport e në çdo fushë tjetër.   

Ekipi historik i Dinamos së vitit 1974:

Lart majtas: Donika Muka (kap.), Brikena Çabej, Fiqirite Gramshi, Kreshnik Tartari (trajner), Valentina Dashi, Semiha Sulejmani, Fatmira Dreni,

Poshtë-majtas: Margarita Çela,  Zana Bekteshi, Liza Gjinaj, Fatime Brahimi, Eva Kavaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH