Sport

FOTO HISTORIKE/ 10 Maj 1987, momenti i Maradonës kur Napoli shpallet për herë të parë kampion në historinë e Italisë

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ 10 Maj 1987, momenti i Maradonës kur Napoli shpallet

“Historia donte një datë: 10 maj 1987”.

Një pankartë e gjatë mbulon të gjithë parapetin e pjesës së stadiumit të San Paolos, ku ishin vendosur tifozët ultras atë të diele, në ndeshjen e fundit mes Napolit dhe Fiorentinës. Historia  fikson takimin që bëhet pjesë e një grushti datash të pamundura për t'u harruar nga napolitanët.

Beteja e fundit sjell titullin kampion, e para në histori për këtë qytet.

Nuk kishte asnjë cep të qytetit ku njerëzit të mos këndonin e kërcenin, ku të mos shfaqeshin flamuj, të mos duartrokitej, ku të mos tundeshin kapakët e tenxheret dhe kazanët, ku flakët apo ndonjë gjë tjetër nuk shpërthente në zhurmë, ku nuk kishte rrugë e ballkon, dhe njerëz që  qëndrojnë me gotë në dorë për të bërë dolli për Maradonën.

Magjia që dhuron futbolli dhe Maradona u bënë pjesë e legjendës së Napolit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH