Sport

FOTO/ Çfarë surprize për Mirlind Dakun, pas kthimit në Rusi!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Çfarë surprize për Mirlind Dakun, pas kthimit në

Mirlind Daku pas incidentit në Euro 2024, ku u dënua nga UEFA, duket se e ndërlikoi të ardhmen e tij te klubi rus.

Por ai është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm te Rubin Kazan në Rusi, ndërsa këtë e konfirmon edhe veprimi i fundit i klubit.

Sulmuesit të Shqipërisë, i është dhuruar numri 10 në fanellë për sezonin e ri, duke e surprizuar jo pak. Një veprim që konfirmon vlerësimin e madh që drejtuesit kanë për lojtarin.

Vetë sulmuesi 26-vjeçar ndau lajmin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, aty ku postoi fanellën me numrin 10, ndërkohë që në sezonin e kaluar mbajti fanellën me numrin 44.

Daku ishte padyshim lojtari më i mirë i Rubin Kazan në sezonin e kaluar në Premier Ligën ruse, ku shënoi 10 gola dhe asistoi katër herë.

FOTO/ Çfarë surprize për Mirlind Dakun, pas kthimit në

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH