Peshëngritësi Ertjan Kofsha ka trimfuar duke fituar tre medalje, një ari dhe 2 argjendi në Kampionatin Evropian të moshës deri në 23 vjeç që po zhvillohet në Poloni; duke u shpallur nënkampion Evrope.
Ai u shpall nënkampion Evrope, por jo vetëm kaq, pasi nga ky turne doli me 3 medalje, 1 ari dhe 2 argjendi. Me 162 kg në stilin e shkëputjes, Kofsha arriti të siguroi medalje ari. Peshëngritësi kuqezi dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në stilin e shkëputej ku me 192 kg siguroi medalje argjendi.
Në dygarësh, me 354 kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e dytë duke u shpallur nënkampion Evrope, për fat të keq medalja e arit i iku nga duart për vetëm 1 kg, por paraqitja e tij, me “tripletë” medaljesh jep shpresë për të ardhmen për ta rikthyer sërish peshëngritjen kuqezi në nivele të larta.
"Shqipëria ka arritur një sukses të madh në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Poloni duke fituar tre medalje nga sportisti Ertjan Kofsha
Ky është një moment i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare, pasi sportistët tanë po tregojnë përformancë të shkëlqyer në garat ndërkombëtare dhe po sjellin krenari për vendin.
Ky rezultat është një tregues i punës së madhe dhe përkushtimit të trajnerëve dhe sportistëve tanë në këtë sport. Medaljet e fituara janë një arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe një nxitje për zhvillimin e mëtejshëm të peshëngritjes në nivel nderkombëtar."- shkruanm Federata Shqiptare e Peshëngritjes.