Sport

EURO 2024/ FORMACIONI zyrtar i Shqipërisë ndaj Kroacisë, Broja dhe Seferi mbeten jashtë

Shkruar nga Liberale

EURO 2024/ FORMACIONI zyrtar i Shqipërisë ndaj Kroacisë, Broja

Shqipëria kërkon pikët e para në grupin B të Europianit, teksa sot në orën 15.00 do të përballet me Kroacinë.

Formacionin zyrtar i kuqezinjve, në takimin që do të mbahet në Hamburg: 

Në portë është Strakosha, përpara tij janë të vendosur Hysaj,  Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi dhe Ramadani. Në sulm është Asani, Manaj dhe Bajrami.  

Sa i takon skemës, Sylvinho ka preferuar skemën 4-3-3, duke bërë kështu dy ndryshime, Laçi në vend të Seferit dhe Manaj në vend të Brojës. Vlen të theksohet fakti se mes dy kombëtareve, kjo është ndeshja e parë direkte. 90-minutëshi do të gjykohet nga arbitri francez, Letexier.

Strakosha , Hysaj,  Mitaj, Ajeti, Djimsiti,  Ramadani,  Asllani,  Laçi, Bajrami,  Manaj,  Asani

Poll
SHQIPENGLISH