Sport

FORMACIONET zyrtare Angli-Holandë. Mbi 100 mijë holandezë në Dortmund, përplasje të dhunshme mes tifozëve, disa të lënduar

Shkruar nga Liberale

FORMACIONET zyrtare Angli-Holandë. Mbi 100 mijë holandezë në

Holanda dhe Anglia përballen në gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024, sot ora 21:00. Në "Iduna Park" të Dortmund ekipi fitues do përballet në finale me Spanjën më 14 korrik në Berlin.

Mbi 100 mijë tifozë holandezë kanë pushtuar Dortmund. Ndërkohë edhe tifozët anglezë janë të shumtë në numër. Para ndeshjes ka pasur përplasje mes huliganëve të të dyja skuadrave, për fat pa lëndime.

Dueli mes tyre është i 23-ti në histori, teksa 'peshorja anon' nga ana e "Tulipanëve". Shtatë herë duelet kanë folur për Holandën, kundrejt gjashtë fitoreve të Anglisë. Ndërkohë që nëntë herë skuadrat janë ndarë në barazim.

Ronald Koeman dhe Gareth Southgate kanë bërë edhe vendosjet në fushë, duke zbardhur edhe titullarët. Në Dortmund gjykon gjermani Felix Zuayer që ka precedentë me Jude Bellingham të Anglisë.
Formacionet zyrtare:

FORMACIONET zyrtare Angli-Holandë. Mbi 100 mijë holandezë në

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH