Sport

Florian Marku reagon për herë të parë pas humbjes befasuese përballë Kris Kongo në Londër

Shkruar nga Liberale

Florian Marku reagon për herë të parë pas humbjes befasuese

Humbja e pastër që pësoi një ditë më parë boksieri Florian Marku, ka bërë që ky i fundit të reflekotojë dhe të japë një përgjigje për gjithë shqiptarët që adhurojnë sportistin.

Megjithëse Florian Marku bëri deklarata të forta para ndeshjes, ai pësoi një humbje të pastër ndaj duelit përballë Kris Kongo. Boksieri shqiptar nuk ia doli të mbetej i pamposhtur në ringun profesionist në peshën velter dhe pas 13 fitoreve e 1 barazimi, erdhi edhe humbja e parë, me vendim unanim me pikë.

Marku ka premtuar se do të kthehet përsëri në ring, duke shpresuar që të rigjejë edhe një herë fitoret që e bënë një emër të njohur edhe në ringun ndërkombëtar.

Postimi i Markut:

“Faleminderit Zotit per gjithcka si ne fitore por edhe ne humbje. Kam shume vite pa perjetuar dicka te tille ne karrieren time. E kisha harruar kete ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne!

Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë” – shkruan Marku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH