Sport

Fitore e madhe me supergola, Ukraina përmbys Sllovakinë dhe bëhet pretendente për tu kualifikuar më tej

Shkruar nga Liberale

Fitore e madhe me supergola, Ukraina përmbys Sllovakinë dhe bëhet

Ukraina ka arritur të marr tri pikë e para, duke e mposhtur me rikthim Sllovakinë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë në Grupin E.

Sllovakia e nisi shumë mirë ndeshjen duke krijuar disa raste me Lukas Haraslin, Ivan Schranz dhe David Hancko, por pa gjetur rrjetë.

Por nuk vonoi shumë dhe ndeshja u zhbllokua, me Ivan Schranz që shënoi për 1-0 në të mirë të sllovakëve.

Ukrainas vetëm pasi pësoi gol filloi të luajë, duke krijuar disa raste me Oleksandr Tymchyk dhe Oleksandr Zinchenko, por pjesa e parë u mbyll me epërsinë e sllovakëve.

Fitore e madhe me supergola, Ukraina përmbys Sllovakinë dhe bëhet

Duke e ditur pozitën e tyre, ukrainasit nisën furishëm pjesën e dytë, me Mykola Shaparenko që shënoi pas asistimit të
Zinchenko për 1-1.

Ukraina ishte afër golit edhe me Mykhailo Mudryk, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë.

Kur zhvillohej minuta e 80-të, Ukraina mori epërsinë me Mykola Shaparenko që shënoi për 2-1.

Deri në fund sllovakët u munduan të barazonin, por nuk ia dolën.

Pas kësaj fitoreje Ukraina kthehet në lojë dhe ka 3 pikë, aq sa Sllovakia dhe Rumania. 

Poll
SHQIPENGLISH