Sport

FINALJA e “Conference League”/ Pas 120 minutave lojë trofeu ngjitet në Olimp, Fiorentina skuadra e “të dëshpëruarve“

Shkruar nga Liberale

FINALJA e “Conference League”/ Pas 120 minutave lojë trofeu

Finalja e Ligës së Konferencës së Evropës u vendos pas 120 minutave lojë. Nuk mjaftuan 90 minutat e kohës së rregullt por koha shtesë për të përcaktuar fituesin e trofeut të dytë europian të këtij sezoni, pas Europa Legue që shkoi për Atalantën.

A. El Kaabi realizoi golin e fitores për grekët në 116', duke i siguruar trofeun e parë europian një ekipi helen në histori.

Gjigantët grekë u përballen me homologët e tyre italianë në Athinë, në shtëpinë e rivalëve të Olympiacos, AEK. Fiorentina kërkoi ta bënte për herë të dytë, por ishte sërish e pafat pasi humbi edhe finalen e vitit të kaluar ndaj West Hamit në minutën e fundit.

Autori i golit Ayoub El Kaabi ashtu siç pritej ishte kërcënimi i madh për italianët, pasi kishte shënuar 15 gola të jashtëzakonshëm këtë sezon, ndërsa trajneri Jose Luis Mendilibar, i emëruar vetëm në shkurt kërkonte të fitonte trofeun e radhës pas suksesit në Europa Liga me Sevillan sezonin e kaluar dhe ia doli mbanë në një mbrëmje historike për Olimpiakos.

Më 1 qershor në “Wembley” të Londrës do të luhet finalja e madhe e Champsions League mes Real Madrid dhe Borusia Dortmund.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH