Sport

FIFA publikon renditjen botërore, Kombëtarja fiton dy pozicione

Shkruar nga Liberale

FIFA publikon renditjen botërore, Kombëtarja fiton dy pozicione

FIFA, organi botëror i futbollit ka përditësuar paraditen e së enjtes renditjen e ekipeve kombëtare për muajin tetor 2024. Shqipëria ngjitet me dy pozicione dhe mban vendin e 65-të, ndërsa edhe Kosova ka ngjitur tre shkallë duke qenë në vendin 101. Ndërkohë Argjentina vijon të jetë në krye, me kampionët e botës në fuqi që ndiqen nga Franca. Bie në sy ngjitja e Italisë me një pozicion dhe qëndrimi i Gjermanisë dhe Kroacisë jashtë dhjetë ekipeve më të mira kombëtare në botë.

Dy ndeshjet e fundit të Kombëtares (humbja me Çekinë dhe fitorja me Gjeorgjinë) kanë bërë që kuqezinjtë të fitojnë dy pozicione në renditjen botërore. Tanimë tanët mbajnë vendin e 65-të duke lënë pas vetes emra si Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Ngjitje edhe për Kosovën, e cila nga vendi i 104 pozicionohet në atë të 101, pas tre fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve. Ecuria e mirë e Dardanëve po shpërblehet, me përfaqësuesen e Kosovës që ka një përballje kundër Rumanisë në nëntor për kreun e grupit.

Ndërkohë kujtojmë se kombëtarja shqiptare luan kundër Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në ‘Air Albania’ dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 dhe është në garë për kreun e tabelës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH