Sport

FIFA konfirmon/ Merkato të bllokuar për tri klube të Superiores

Shkruar nga Liberale

FIFA konfirmon/ Merkato të bllokuar për tri klube të Superiores

Nuk është mbyllur ende sezoni 2023-2024, por problemet në klubet shqiptare janë evidente me gjyqet e humbura në FIFA. Nëse për Tiranën nuk përbën më lajm fakti që e ka merkaton e bllokuar, pasi thuajse në çdo sesion gjatë viteve të fundit ka pasur një problematikë të tillë, tashmë listës i janë shtuar edhe dy klube të tjera.


“Panorama Sport” zbulon nga sistemi zyrtar i regjistrimeve të futbollistëve në FIFA, se për momentin janë të bllokuara përveç Tiranës, edhe Dinamo e Vllaznia. Në fakt, të dyja këto skuadra janë futur në sistem vetëm në muajt e fundit, pasi kanë pasur çështje të hapur në FIFA me lojtarë që kanë pasur në përbërje në vitet e kaluara dhe ka humbur gjyqet.

 

FIFA ka marrë vendim të formës së presë, ndërsa klubi blu dhe ai shkodran, po negociojnë për të arritur një marrëveshje, në mënyrë që me hapjen e merkatos së verës, të mos ketë asnjë problem për të regjistruar lojtarë të rinj. Më e komplikuar është çështja e Tiranës, që prej dy sesionesh qëndron e bllokuar prej borxheve ndaj ish-futbollistëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH