Sport

Çfarë rekordi/ Grupi E bën histori në Euro 2024

Shkruar nga Liberale

Çfarë rekordi/ Grupi E bën histori në Euro 2024

Një nga grupet në Euro 2024 ka bërë tashmë historinë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. Faza e grupeve në Euro 2024 do të vijë drejt fundit këtë javë, por kjo garë tashmë ka qenë një për t’u mbajtur mend.

Pas 26 ndeshjeve të zhvilluara ka pasur vetëm një barazim pa gola ndërsa ka pasur plotë ndeshje të shoqëruara me dramë, gola të jashtëzakonshëm dhe momente magjike.

Shumë ndeshje kanë qenë në një nivel të lartë që nga fillimi deri në fund, duke i bërë ato të paparashikueshme.

Kjo ka ndodhur në Grupin E, aty ku bëjnë pjesë Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina. Sllovakia dhe Rumania fituan në ndeshjen e parë ndaj Belgjikës dhe Ukrainës respektivisht.

Sidoqoftë, në ndeshjen e dytë Belgjika mposhti Rumaninë dhe Ukraina mposhti Sllovakinë për t’i lënë të katër ekipet me pikë të barabarta teksa po hyjmë në xhiron e tretë dhe të fundit.

Kjo është hera e parë në histori të Kampionateve Evropiane që katër ekipet në një grup kanë numër të barabartë pikësh pas dy ndeshjeve.

Për shkak të mënyrës se si kanë rrjedhur rezultatet në këtë grup deri më tani, Rumania dhe Sllovakia që do të përballen të mërkurën në Frankfurt, do të kualifikohen tutje me një barazim.Kjo për shkak se në rast të një barazimi pa gola, Ukraina do të duhej ta mposhte Belgjikën me të paktën dy gola diferencë për t’u kualifikuar.

Në këtë skenar, Belgjika do të mbetej e fundit në grup në bazë të pikëve.

Në rast se Belgjika mposht Ukrainën dhe Sllovakia barazon me Rumaninë, atëherë Ukraina do të eliminohej me pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH