Sport

Çfarë ndodhi? Përleshje MASIVE në derbin Torino-Juventus! Trajnerët Mota dhe Vanoli përjashtohen me karton të kuq (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi? Përleshje MASIVE në derbin Torino-Juventus!

Nuk kanë munguar momentet e tensionit në derbin mes Torinos dhe Juventusit që përfundoi në barazim 1 me 1. Protagonistë u bënë dy trajnerët Vanoli dhe Mota, të cilët u përplasën në pjesën e dytë pas një zënke ku u përfshinë lojtarët dhe stafet teknike. 

Gjyqtari i takimit Fabri, nuk u kursye aspak teksa në minutën e 56-të, përjashtoi me karton të kuq të dy trajnerët për përplasjen që patën njëri me tjetrin.

Çfarë ndodhi? Përleshje MASIVE në derbin Torino-Juventus!

Mediat italiane raportojnë se fillimisht ishte Mota ai që sulmoi Vanolin e Torinos, i cili më pas nuk nguroi të kundërpërgjigjej. Shkak u bënë protestat e teknikut të skuadrës “granata” pas një faulli ndaj Karamoh të shkaktuar nga Savona, teksa kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Mota.  

Çfarë ndodhi? Përleshje MASIVE në derbin Torino-Juventus!

Kësisoj të dy tekniket, përveçse humbën minutat e mbetura, do të mungojnë edhe në ndeshjet e radhës. Kujtojmë që Torino do të përballet me Atalantën, ndërsa Juventusi me Fiorentinën.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH