Sport

Europa League/ 4 përballje të zjarrta na presin sonte

Shkruar nga Liberale

Europa League/ 4 përballje të zjarrta na presin sonte

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshje të vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës.

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e garës së dytë evropiane për ekipe.

Sot janë në orar për t’u zhvilluar të katër ndeshjet e fazës çerekfinale dhe secila është më e fortë apo më interesante se tjetra.

Ndeshja më interesante padyshim do të jetë ajo në mes të dy klubeve italiane, ku Milani e pret Romën.

Perballje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkuseni është nikoqir i West Hamit.

Dy ndeshjet tjera, gjithashtu të forta janë ato mes Benficës dhe Marseille, si dhe Liverpool-Atalanta.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH