Sport

EURO2024, dita e ndeshjeve: Shqipëria luan me Italinë, Zvicra ndaj Hungarisë

Shkruar nga Liberale

EURO2024, dita e ndeshjeve: Shqipëria luan me Italinë, Zvicra ndaj

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të Grupeve për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Euro 2024 nisi të premten mbrëma me Gjermaninë nikoqire që mposhti me rezultat të thellë 5-1 Skocinë.

Megjithatë, nga sot fillon kampanja ‘seriozisht’ dhe secila ditë do t’i ketë nga tri ndeshje në orar për t’u zhvilluar.

Kombëtarja e Shqipërisë e fillon sot Euro 2024, pasi në Grupin B do të luajë nga ora 21:00 ndeshjen e parë ndaj Italisë.

Në grupin e kuqezinjve është edhe një tjetër ndeshje interesante. Ajo mes Spanjës dhe Kroacisë, me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja e parë e ditës së sotme është ajo në mes të Zvicrës dhe Hungarisë, e cila fillon nga ora 15:00 dhe është e vlefshme për Grupin A.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH