Sport

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në shtëpi

Shkruar nga Liberale

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në

Spanja është finalistja e parë e Euro 2024. Në finalen e 14 korrikut, kampionët e Europës në 2008 dhe 2012 do të përballen me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale, Angli-Holandë.

Fatet e ndeshjes u vendosën në pjesën e parë, kur Spanja përmbysi brenda pak minutave golin e shpejtë të Francës. Spanja dhe Franca ishin 90 minuta larg finales së madhe të Euro 2024, përpara ndeshjes gjysmëfinale të Mynihut, të dyja me synime të mëdha për finalen.
Spanja konsiderohej skuadër disi më favorite kundër Francës, duke fituar 38.2% të simulimeve para ndeshjes nga superkompjuteri Opta.

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në

Sulmuesi francez Kylian Mbappé nga i cili shpresonte më shumë Franca kishte shënuar vetëm një gol nga 20 goditje të Euro 2024.
Spanja është e vetmja skuadër që i kishte fituar të pesë ndeshjet në këtë edicion, ndërsa më parë asnjë skuadër nuk kishte fituar gjashtë herë në një turne të vetëm Evropian, ose gjashtë ndeshje Euro radhazi.
Skuadra e Luis de la Fuente për finalen e madhe i fitoi të gjitha ndeshjet e këtij turneu në Gjermani, duke mposhtur mikpritësit e Julian Nagelsmann në çerekfinale me një fitore të debatueshme 2-1 në kohën shtesë.

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në

Spanja para përballjes me Francën siguroi një vend në gjysmëfinale pas një fitore me të njëjtin rezultat si të mbrëmjes së sëtme por mes shumë polemikave përballë Gjermanisë. Nga ana tjetër, francezët fituan përballë Portugalisë vetëm falë ruletës së penalltive në çerekfinale.

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në

Spanjë-Francë 2:1

Shënues: 21′ Yamal, 25′ Olmo / 9′ Kolo Muani

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në

Minutat e ndeshjes
90+6′ Mbyllet me ftoren 2-1 të Spanjës ndeshja e parë gjysmëfinale!
90+4′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Yamal dhe Williams, në vendet e tyre futen Torres dhe Zubimendi.
79′ Zëvendësim te Franca. Largohet Dembele dhe në vendin e tij futet Giroud.
77′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Olmo dhe Morata, në vendet e tyre futen Merino dhe Oyarzabal.
62′ Tre zëvendësime te Franca. Largohen Rabiot, Kante dhe Kolo Muani, në vendet e tyre futen Camavinga, Griezmann dhe Barcola.

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në

46′ Nis pjesa e dytë!

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në
45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Mynih!

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në
25′ 2-1/ Olmo lëviz bukur dhe godet me të djathtën me Kounde që e devijon dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në
21′ 1-1/ Yamal godet nga distanca dhe topi shkon në trekëndëshin e portës. (VIDEO)

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në
9′ 0-1/ Mbappe kroson në zonë dhe Kolo Muani godet me kokë duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në
1′ Nis gjysmëfinalja e parë në Mynih!

EURO 2024/ Spanja finalistja e parë, Franca dhe Mbape kthehen në

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH