Sport

Euro 2024, pas alarmit për bombë evakuohen tifozët, arrestohet një person

Shkruar nga Liberale

Euro 2024, pas alarmit për bombë evakuohen tifozët, arrestohet

Ndeshja Angli-Serbi, vlerësohet si më problematikja nga organet e sigurisë 

Pak orë para se të luhet ndeshjet e parë e Kampionatit Evropian 2024, vjen alarmi për bombë pranë parlamentit të Berlinit. Zona u evakuua për shkak të një çante të pambikëqyrur. Tifozët u larguan pas ndërhyrjes së qenve të policisë gjermane që analizuan objektin

Javët e fundit vëmendja është përqendruar te Gjermani, ku ekziston frika e një sulmi të mundshëm terrorist në zonat e tifozëve. Zonat e dedikuara për tifozët janë blinduar nga policia gjermane e cila u thirr në aksion sot për shkak të një çantë shpine të pambikëqyrur pranë parlamentit gjerman. Në Berlin, u desh ndërhyrja e policisë dhe e qenve nuhatës për eksploziv.

Objekti i pambikëqyrur brenda zonës së tifozëve ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar frikën e një sulmi të mundshëm tek policia gjermane që thirri skuadrën e anti-terror. Sytë e policisë janë përqendruar edhe te vetë fansat që mund të bien në kontakt dhe të shkaktojnë çrregullim. Për momentin, ndeshja që kërkon më shumë vëmendje është ajo mes Anglisë dhe Serbisë, me dy kombet që kanë përjetuar fërkime të rëndësishme politike në të kaluarën.

Përpara hyrjes së Brandenburgut situata është ende e qetë, me zonën e pastruar (rreth 200 m) që nuk përfshin të gjithë zonën e tifozëve. Nga katër hyrjet në dispozicion, tre janë mbyllur dhe është ende e mundur të përfitohet nga aktivitetet e vëna në dispozicion. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH