Sport

Euro 2024/ Orangutangu “orakull” tërbon britanikët, me parashikimin e fituesit të ndeshjes Holandë-Angli

Shkruar nga Liberale

Euro 2024/ Orangutangu “orakull” tërbon britanikët, me

Holanda do të jetë finaliste e Euro2024 sipas orangutangut “orakull” Walter.

Kafsha 35-vjeç ka parashikuar “tulipanët” si fitues të gjysmëfinales së kësaj të mërkure ndaj Anglisë.
Duke pasur mundësinë e zgjedhjes së dy çantave identike, orangutangu ishte i vendosur se Holanda ka forcën për të thyer “tre luanët” në rrugën drejt finales së kompeticionit.

Orangutangu Walter ka qenë vendimtar në parashikimet e tij për kombëtaren gjermane. Ai ka gabuar në vetëm një ndeshje të Panserave, pikërisht atë barazim 1-1 ndaj Zvicrës, pasi sipas tij do të ishin Helvetët triumfues.

Ndërkaq, Walter përcaktoi edhe fundin e rrugëtimit të kombëtares gjermane kundër Spanjës.
Holanda dhe Anglia do të përballen në Dortmund, aty ku jeton edhe orangutangu 35-vjeçar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH