Sport

Euro 2024/ Luhen sot tre ndeshje fantastike, këto janë duelet e Grupit D dhe E

Shkruar nga Liberale

Euro 2024/ Luhen sot tre ndeshje fantastike, këto janë duelet e Grupit

Kampionati Evropian do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Ditën e sotme në fushë do të zbresin dy Kombëtare nga Grupi D dhe katër të tjera nga Grupi E.

Ndeshja e parë në program për të luajtur është ajo mes Rumanisë dhe Ukrainsë që zhvillohet në Munich me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë në Frankfurt me fillim nga ora 18:00 në fushë zbret Belgjika, një nga skuadrat favorite për të fituar Euro 2024 dhe do të përballet me Sllovakinë.

E sigurisht që ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme do të zhvillohet në Dusseldorf me fillim nga ora 21:00.

Austria do të përballet me favoritin kryesor për ta fituar Euro 2024, Francën. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH