Sport

EURO 2024/ Holandë-Francë mbyllet pa fitues, favoritët e turneut ndajnë pikët mes polemikave (VAR anulon golin e tulipanëve )

Shkruar nga Liberale

EURO 2024/ Holandë-Francë mbyllet pa fitues, favoritët e turneut

Franca dhe Holanda barazuan pa gola në ndeshjen e vlefshme për Europianin Gjermani 2024, duke i lënë të dyja skuadrat në pritje të kualifikimit pas ndeshjes së fundit. “Tulipanët” e nisën “zjarr” ndeshjen, duke shkaktuar drithërima që në minutën e parë me Frimpong, gjithsesi u përgjigj më së miri Maignan. Në të 8-tën minutë, ekipi i Koeman reklamoi një penallti për shkak të një kontakti Saliba-Depay, por loja vijoi normalisht. Pas çerek ore lojë, Griezmann shpërdoroi një rast të artë.

EURO 2024/ Holandë-Francë mbyllet pa fitues, favoritët e turneut

Në fundin e fraksionit, Griezmann provoi të kalojë në avantazh “gjelat”, por goditja e tij u ndal nga muri. Në pjesën e dytë, Holanda gjeti golin por u anulua nga VAR përmes polemikave.Goli i anuluar

EURO 2024/ Holandë-Francë mbyllet pa fitues, favoritët e turneut

Të dyja skuadrat patën 3 gjuajtje drejt portës, teksa francezët dominuan me një avantazh të lehtë në kontrollin e topit. Holandës gjithashtu iu anulua një gol i Xavi Simons për pozicion jashtë loje.

EURO 2024/ Holandë-Francë mbyllet pa fitues, favoritët e turneut

Mbape, lojtari kryesor i Francës mbeti në stol për 90 minuta për shkak të dëmtimit nga ndeshja e kaluar

Ndeshja është e vlefshme për grupin D, për të cilin më herët luajtën Polonia dhe Austria, ndeshje që u mbyll me fitoren e kësaj të fundit 3-1.

Me këtë rezultat në krye të grupit është Holanda me 4 pikë, ndjekur nga Franca me pikë të barabarta. Austria është në vendin e tretë me 3 pikë, teksa Polonia ka 0 pikë.

Renditja pas ndeshjeve të dyta në Grupin D

EURO 2024/ Holandë-Francë mbyllet pa fitues, favoritët e turneut

EURO 2024/ Holandë-Francë mbyllet pa fitues, favoritët e turneut

Formacionet:

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Ake, Van Dajk, De Vraj, Dumfris; Reijnders, Simons, Shuten; Gakpo, Depaj, Frimpong. Trajner:Roland Kuman

FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Tçuameni, Kante, Rabio; Dembele, Turam, Grizman | Trajner: Dider Deshamp

EURO 2024/ Holandë-Francë mbyllet pa fitues, favoritët e turneut

Poll
SHQIPENGLISH