Sport

Euro 2024/ Franca dhe Mbappe zbresin në fushë, formacionet zyrtare ndaj Austrisë

Shkruar nga Liberale
Euro 2024/ Franca dhe Mbappe zbresin në fushë, formacionet zyrtare

Franca nis mbrëmjen e sotme aventurën e saj në Euro 2024 teksa do të përballen me përfaqësesen e Austrisë.

Sa i përket formacioneve, tekniku Ralf Rangnick i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Pentz e para tij në mbrojtje Mëene, Ëober, Danso e Posch.

Më të tërhequr në mesfushë janë Seiëald e Sabitzer, ndërsa Laimer, Grillitsch e Baumgartner vendosen pas “bomberit” të vetëm, Michael Gregoritsch.

Në krahun tjetër, tekniku Didier Deschamps ka vendosur të përdorë rreshtimin e zakonshëm 4-3-3, për “Gjelat” e tij, ku mes shtyllave do të qëndrojë Mike Maignan.

Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandez e Kounde, me qendrën që mbulohet nga Saliba e Upamecano. Mesfusha i është besuar treshes Rabiot-Kante-Griezmann, ndërsa sulmi plotësohet nga Marcus Thuram, Ousmane Demebele dhe superylli i Real Madrid, Kylian Mbappe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH