Sport

Ernest Muçi shënon për herë të parë me fanellën e Beshiktashit

Shkruar nga Liberale

Ernest Muçi shënon për herë të parë me

Ernest Muçi ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën e Besiktasit në Superligën e Turqisë.

Besiktas po luan si mysafir i Istanbulspor, ku ështe duke fituar me rezultat 2-0, ndërsa në pjesën e parë shenoi Semih Kilicsoy.

Me të filluar pjesa e dytë, Ernest Muçi pranoi një top jashte zone dhe me një goditje të bukur shënoi per 2-0.

Ky ishte goli i tij i parë me gigantin turk prej që kur kaloi gjatë afatit kalimtar të janarit ngaLegia Varshava.

Muçi ka arritur të zërë vend në formacion, ndërsa është kthyer në idhull të tifozëve të Besiktasit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH