Sport

Erbim Fagu jo më trajner i Tiranës, largohet edhe Endri Vrapi

Shkruar nga Liberale

Erbim Fagu jo më trajner i Tiranës, largohet edhe Endri Vrapi

Erbim Fagu nuk është më trajner i Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu.


Postimi i plotë

FALEMINDERIT ERBIM FAGU

KF Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamasë për teknikun, mbi kontributin e madh që trajneri Fagu ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit si bardh’ e blu dhe njëkohësisht i uron suksese në vazhdimësi.


Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur! Gjithmonë një vend mes nesh!

FALEMINDERIT ENDRI VRAPI

KF Tirana njofton se zv. trajneri Endri Vrapi dhe klubi vendosën me konsensus për të ndërprerë bashkëpunimin.

Vrapi u bashkua me Tiranën gjatë këtij sezoni, duke qenë ndihmës trajner, teksa klubi e falënderon për punën dhe kontributin me ngjyrat bardh’ e blu, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierën e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH