Sport

EMRAT/ U grushtuan në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes Erzeni-Partizani, nis hetimi për 4 lojtarët

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ U grushtuan në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes Erzeni-Partizani, nis

Katër futbollistë të klubit të Erzenit dhe Partizanit të kategorisë U-21 janë vënë në hetim nga Policia pas dhunës në stadiumin  "Tofik Jashari".

Konflikti ndodhi mes lojtarëve të ekipeve të  “Erzeni” dhe “Partizani”, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet tyre, në fushën sportive “Tofik Jashari”, ku sherri degjeneroi në dhunë, ofendime dhe shkelma.

Policia njofton se ka nisur hetimi për 4 futbollistë, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Dëmtime të tjera me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Në hetim janë vënë futbollistët, Jorgis Hasanas, 20 vjeç, Ralf Çela, 20 vjeç, Joel Serna, 18 vjeç, dhe M. D., 22 vjeç.

Ndërkohë, burime për mediet bëjnë me dije se dy futbollistët që përfunduan në spital, pas mjekimit kanë lënë spitalin po ditën e martë të 16 prillit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH