Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshet në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, event që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Kombëtaret evropiane kanë zbuluar tashmë kundërshtarët e tyre, ku gjithsej 16 ekipe të UEFA-s do të kualifikohen për turneun e zgjeruar me 48 ekipe.
Kosova do të përballet në Grupin B me kombëtare të mëdha si Zvicra, Suedia dhe Sllovenia.